Gjukanoviç: Maqedoninë e Veriut e trajtojmë si pjesë të NATO-s

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili po qëndron për një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut, deklaroi se vendi i tij e trajton Shkupin si pjesë të NATO-s.

Ai u pritur nga homologu i tij Stevo Pendarovski.

Pas takimit dypalësh dhe takimit të delegacioneve nga të dyja shtetet, dy presidentët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, ku kanë theksuar marrëdhëniet e mira mes shteteve.

Pendarovski tha se kjo është vizita e parë e një presidenti të huaj që nga fillimi i mandatit të tij.

Ai theksoi se me presidentin Gjukanoviç kanë konstatuar se dy shtetet ndajnë prioritete dhe qëllime të njëjta në politikën e jashtme.

“Dy shtetet tona i lidh e kaluara e përbashkët, por edhe më tepër e ardhmja e përbashkët, udhëheqja e shteteve tona në rrugën drejt paqes dhe prosperitetit drejt Europës së bashkuar”, tha Pendarovski.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut tha se mes dy shteteve nuk ka çështje të hapura si dhe rikujtoi se Mali i Zi ishte ndër shtetet e para që ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviç, tha se ”nuk është e rastësishme që ai është lideri i parë që viziton vendin pas zgjedhjes së Pendarovskit, duke theksuar se kjo buron nga mirëbesimi mes dy shteteve”.

Ai tha se marrëdhëniet e mira datojnë nga koha e ish Jugosllavisë, duke theksuar se nuk do të ketë stabilitet në rajon pa integrim të plotë në NATO dhe BE.

“Si një njeri që ka udhëhequr shtetin e tij në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe që e njeh mirë këtë fazë, me të vërtetë mund të them me siguri se ne jo vetëm në mënyrë miqësore, por edhe realisht Maqedoninë e Veriut e trajtojmë si pjesë të NATO-s, por kuptohet se ne e dimë se duhet të përfundohet me saktësi të përkryer edhe ajo që ka mbetur”, tha Gjukanoviç.

Share This Article