ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj 6 hours ago
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 8 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 9 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 9 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gjukanoviç përshëndet Kongresin e Partisë Socialiste

albnews by albnews
29 February, 2020
in Albania
0
Gjukanoviç përshëndet Kongresin e Partisë Socialiste
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka përshëndetur Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, duke theksuar se “Kongresi juaj është ngjarje e rëndësishme si për partinë ashtu edhe për vendin tuaj”.

“Kam kënaqësinë t’ju uroj nga ana e Partisë të Socialdemokratëve të Malit të Zi dhe nga ana ime për punën e suksesshme dhe cilësore të Kongresit, dhe suksese në të gjitha aktivitetet e ardhshme politike të Partisë suaj. Partia juaj Socialiste në fillim të shekullit 21 po jep një kontribut domethënës për ndërtimin e një Shqipërie të re, Europiane”, deklaron Gjukanoviç.

RelatedPosts

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Ai shprehet se “pres që kongresi të konfirmojë angazhimin tuaj në procesin e reformave që do t’i mundësojë Shqipërisë dinamikën e duhur ekonomike dhe zhvillimin e demokracisë. Kjo është e vetmja mënyrë për të arritur qëllimin më të rëndësishëm të çdo politike përparuese: përmirësimi i cilësisë së jetës për qytetarët e vendit tuaj”.

Presidenti i Malit të Zi shpreh besimin se “kjo do të thellojë besimin e Këshillit Europian, që në të ardhmen më të afërt duhet të marrë vendimin të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“Ky vendim do të jetë një impuls i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor e në të njëjtën kohë stabilitetin dhe konkurrueshmërinë e Evropës në nivel botëror, sepse Evropa është shtëpia jonë e përbashkët”, thekson ai.

Gjithashtu, Gjukanoviç thekson se “marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Shqipërisë janë një shembull i miqësisë mes fqinjëve të mirë dhe respektit të dyanshëm jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë”.

“Minoriteti malazez në Shqipëri dhe minoriteti shqiptar në Mal të Zi kontribuojnë në mënyrë shumë të veçantë për këtë marrëdhënie dhe përfaqësojnë lidhjen më të vlefshme të miqësisë mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Politikat shtetërore në të dy vendet tona kanë treguar jo vetëm përgjegjshmërinë tonë për stabilitetin e rajonit, por edhe pjekurinë për të punuar së bashku e për të harruar historitë e vështira të Ballkanit.  Kemi treguar edhe aftësi të mira gjykimi dhe aftësi për tu përballur me të gjitha sfidat e së ardhmes në rrugën tonë drejt një qëllimi final: anëtarësimi i Malit të Zi dhe Shqipërisë në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Kam kënaqësi të madhe kur shoh që partia juaj simotër jep një kontribut kaq të rëndësishëm në këto politika. Në fund, do të doja të përshëndesja miqësisht të gjithë pjesëmarrësit në Kongres”, u shpreh ai./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

19 December, 2025
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result