Nuk ka rrezik për stabilitetin e shtetit dhe sigurinë e qytetarëve të tij në Mal të Zi, thanë presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq dhe kryeministri Dushko Markoviq.
Gjukanoviq, pasi që votoi në Podgoricë, ka thënë se ai pret që shoqëria e Malit të Zi të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi në këto zgjedhje, dhe se ato do të zhvillohen në kushte të një stabiliteti absolut.
“Pritja ime është që pas kësaj, Mali i Zi do të vazhdojë të ecë në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe demokratik, “tha ai.
I pyetur nëse tensionet janë më të larta sot se më parë, Gjukanoviq ka thënë se tensionet janë duke u përpjekur të nxiten nga adresa që janë jo-malazeze.
“Shoqëria e Malit të Zi ka kaluar disa tundime të tilla disa herë, kështu që unë nuk shoh ndonjë rrezik për stabilitetin e Malit të Zi dhe sigurinë e qytetarëve të saj,” vuri në dukje Gjukanoviq.
I pyetur nëse, kur flet për ndërhyrje të huaj, nënkupton Beogradin zyrtar, ai tha se e gjithë media dhe skena politike e Serbisë merr pjesë në këtë.
Ndërsa, kryeministri Markoviq, tha se nuk pret incidente dhe paqëndrueshmëri dhe u dërgoi një mesazh qytetarëve se ata janë të sigurt.
“Disa parti politike ende po përpiqen të mbajnë tensionet si një formë presioni ndaj votuesve. Unë besoj se gjatë ditës së sotme, ata do të heqin dorë nga një skenar i tillë i tyre, pasi Mali i Zi ka nevojë për qytetarë që lirisht, në mënyrë të pavarur, vullnetarisht të vendosin se kush do t’i përfaqësojë ata në katër vjetët e ardhshëm. Unë nuk pres incidente, nuk pres paqëndrueshmëri, “tha Markoviq.
Nëse ka ndonjë, shtoi ai, institucionet dinë se çfarë duhet të bëjnë në këtë rast.