Gjykata e Lartë britanike e cilësoi të ligjshme muajin e kaluar politikën e debatueshme të qeverise së Rishi Sunak për të dërguar në shtetin afrikan të Ruandës azilantët që kërkojnë azil në Britani, por po kjo gjykatë ka lejuar që grupet e interesit dhe avokatët e mbrojtës së të drejtave të emigrantëve, të apelojnë politikën e qeverisë britanike.
Kjo do të thotë se ata azilantë, që kanë mbërritur në ishull, nuk do mund të dërgohen në Ruanda deri në përfundim të procesit të apelimit, që do kërkojë muaj, ndoshta deri vitin e ardhshëm.
Në bazë të kësaj skeme të debatueshme të qeverisë aktuale britanike, ata azilantë që mbëerijnë në ishull nga një vend i sigurt, si Shqipëria, apo ata që vijnë me gomone nga Franca përmes ngushticës së La Manshit mes Anglisë dhe Francës, do mund të dërgohen në autoritetet britanike të emigracionit, në Ruanda, mijëra km larg në Afrikën Qendrore për t’ua shqyrtuar kërkesat e tyre për azil.
Deri më sot kjo skemë i ka kushtuar Britanisë rreth 140 milionë sterlina pa dërguar sot e kësaj dite, as edhe një emigrant të vetëm. Nuk është caktuar ende asnjë datë se kur do shqyrtohet apelimi i kësaj politike dhe kjo përkthehet në muaj të tëre, madje deri në fillim të vitit të ardhshëm.
Nëse qeveria britanike fiton betejën ligjore, dhe do filloj të rikthej emigrantët në Afrikë, kjo do të ishte një dritare e hapur për asfiksimin e pritshëm elektoral të partisë në pushtet në vitin elekotral, e nëse e humbasin këtë betejë, për konservatorët gjasat janë se do të jetë gozhda e fundit në arkivolin e pushtetit 12 vjeçar, ku në bazë të sondazheve, ata pritet ta humbasin në mënyrë spektakolare.