Gjykata e Lartë britanike shqyrton vendimin për mohimin e shtetësisë për emigrantët ilegalë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Larte ne Londer do te shqyrtoje ne themel disa kerkesa per rishikim gjyqesor te disa aplikuesve te cilet kane marre leje te perhershme qendrimi ne Britani pasi kane fituar statusin e rrefugjati duke kundershtuar keshtu vendimet e Home Office per tju rrefuzuar aplikimet e tyre per shtetesi Britanike per arsyen se kane ardhur ne menyre ilegale.

Gjykata e larte ka pranuar qe kerkesat e tyre te shqyrtohen ne themel dhe gjyqi do te zhvillohet nga data 9 – 11 Qershor 2026 ne Divisional Court, Royal Courts of Justice. Edhe pse politika e Home Office eshte qe ti rrefuzoje aplikimin per shtetesi Britanike cdo shtetasi te huaj qe ka ardhur ne Britani fillimisht ne menyre ilegale, ne nje numer rastesh vendimet e rrefuzimit jane terhequr dhe individet ne fjale tashme kane fiituar Shtetesine Britanike.

Kjo tregon dhe besoj te konfirmohet edhe nepermjet nje vendimi qe do te marre Gjykata e Larte se politika e Home Office per te rrefuzuar dhenjen e shtetesise Britanike per cdo individ ne moshe madhore qe ka hyre ne Britani ne menyre ilegale eshte ekstreme, e pabazuar ne ligj dhe ne kundershtim me te drejtat e njeriut, sidomos per te pakten 71,000 persona qe kane fituar statusin e rrefugjatit pasi kerkesat e tyre per azil kane qene te sukseseshme. Shpresoj dhe besoj qe kjo politike qe eshte edhe ne kundershtim me detyrimet qe ka Britania ne baze te ligjeve te se drejtes nderkombetare te rishikohet dhe te shfuqizohet sa me pare nga Home Office.

Rastet e aplikimeve per shtetesi Britanike duhet te shikohen rast pas rasti nga Home Office dhe vendimet duhet te jene te bazuara ne situaten personale te secilit aplikant. Atyreve qe ju rrefuzohet aplikimi duhet te kerkojne keshille te specializuar ligjore qe te shikojne mundesine e rishikimit te vendimit nga Home Office dhe nese ata nuk e ndryshojne te kerkojne Rishikim Gjyqesor(Judicial Review) ne Gjykaten e Larte, bazuar ne keshille ligjore nese ata mendojne se ceshtja e tyre kunder rrefuzimit te shtetesise ka merita te mjaftueshme. Per cdo ndryshim ligjor qe mund te ndodhe do ti njoftoj me postime tjera sidomos qytetarët shqiptar me leje te perhershme qendrimi ne Britani qe deri tani nuk kane mundur te aplikojne per shtetesi Britanike ose ju eshte rrefuzuar alikimi ne baze te politikes aktuale te Home Office.

Naim Hasani

Oliver & Hasani Solicitors

4 Shkurt 2026

Share This Article