Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilri Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Posaçme të Apelit.

Bëhet fjalë për 25 pasuri që janë vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit ‘Partizani’, ku Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Shqiptarja.com disponon edhe dokumentin e llogarive bankare dhe pasurive të paluajtshme të dhëndrit të Sali Berishës Jamabër Malltezit tw sekuestruara. Në të 6 llogaritë e tij bankare, del se i janë sekuestruar më shumë se 250 mijë euro! Ai zotëron edhe 5 apartamente të tjera sipas dokumentit në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit, Frosina Plaku, etj. Një prej pasurive që është vendosur nën sekuestro preventive është edhe një vilë luksoze në Gjirin e Lalzit, ku Berisha kalon edhe pushimet, për të cilën ky i fundit ka deklaruar se vila nuk është e tij, por e së bijës Argitës dhe bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezit. Në dokument janë renditur edhe aksionet e sekuestruara, në masën 45% të kuotave të kapitalit Themeltar të shoqërinë Homeplan, në masën 100% të Shoqërisë “Magnet Imo” si dhe 60% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë “Magnet & Gym”.

Share This Article