Gjykata e Lartë me 8 anëtar, Kim: Së shpejti i 9-ti, hap i rëndësishëm për zbatimin e Reformës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e SHBA –së në Tiranë, ka reaguar pas emërimit të Artur Kalaja, si anëtari i tetë i Gjykatës së Lartë.  

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kim shkruan se është një hap i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Kim ka paralmëruar se së shpejti do të emërohet dhe anëtari i 9-të.

“Hap i rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në Gjykatën e Lartë me të 9-in që do të vijë së shpejti. Sapo të emërohet i 10-ti, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetues. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj.”

Artur Kalaja është anëtari i tetë i Gjykatës së Lartë që emërohet në këtë institucion pas vakancave disa vjeçare të shkaktuara nga reforma në drejtësi dhe vetting në radhët e drejtësisë.

Krahas dekretimit të anëtarit më të ri të Gjykatës së Lartë, presidenti Ilir Meta ka apeluar të gjitha institucionet që të nxitojnë me plotësimin e vendeve vakante në sistemin e drejtësisë.

Share This Article