ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ndoshta e priste FBI në aeroport”- Berisha për mungesën e Ramës në OKB: I anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për në SHBA 2 hours ago
“Burri yt ishte vrasës me pagesë”- Plaurent Dervishaj ‘përplaset’ me gruan e ‘Manecit’: Ka dhunuar dy gazetarë 2 hours ago
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut pa viza drejt SHBA 3 hours ago
Do ta ndryshoj monarkinë kur të jem mbret, thotë Princi William 4 hours ago
Rikthehet në krye të KFOR-it në Kosovë gjeneralmajori turk 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gjykata e Lartë pezullon punimet për ndërtimin e HEC në Valbonë

albnews by albnews
31 July, 2021
in Albania, Technologji
0
Gjykata e Lartë pezullon punimet për ndërtimin e HEC në Valbonë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjykata e Lartë pezullon kontratën e koncesionit për projektin e ndërtimit dhe operimit të dy hidrocentraleve “Dragobia” të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në cilësinë e Autoritetit Kontraktues, sot Ministria e Energjisë dhe Industrisë, dhe shoqërisë “Gener 2” shpk.

Pezullimi i kontratës do të bëhet deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë.

RelatedPosts

“Ndoshta e priste FBI në aeroport”- Berisha për mungesën e Ramës në OKB: I anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për në SHBA

“Burri yt ishte vrasës me pagesë”- Plaurent Dervishaj ‘përplaset’ me gruan e ‘Manecit’: Ka dhunuar dy gazetarë

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli në SPAK, i komunikohet akuza e korrupsionit zgjedhor

Vendimi është marrë nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë me përparësi, në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve rekursin e veçantë të paraqitur nga pala paditëse.

“Vlerësohet se jemi në kushtet e ekzistencës së dyshimeve serioze se lejimi i realizimit të mëtejshëm dhe zbatimit të akteve dhe veprimeve administrative, konkretisht kontratës së koncensionit dhe shtesave të saj, lejes mjedisore, lejes për përdorim rezerve ujore për prodhim energjie për projektin “HEC Dragobia”, lejes zhvillimore komplekse dhe lejes së ndërtimit, me qëllim ndërtimin, funksionimin dhe shfrytëzimin e projektit “HEC Dragobia”, përligjin plotësisht vendosjen e masës së sigurimit të padisë, me qëllim parandalimin e ardhjes së pasojave të mëtejshme deri në fazën e marrjes së një vendimi të formës së prerë nga Gjykata Administrative e Apelit lidhur me themelin e çështjes objekt gjykimi.”

Vendimi me nr 00-2021-1177 datë 21.07.2021 lidhur me rekursin e veçantë të regjistruar me datë 02.07.2021 pranë kësaj gjykate, mbi vendimin e ndërmjetëm për sigurimin e padisë të 27 banorëve të Njësisë Administrative Margegaj dhe shoqatës “Toka”.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë vjen pas një beteje më shumë se 5 vjeçare të banorëve të Valbonës dhe shoqatës së tyre “Toka” të përfaqësuar nga Chatherin Bohne, një amerikane e martuar në Valbonë. 

Lejet për ndërtimin e hidrocentraleve në këtë pjesë të Alpeve të Shqipërisë u dhanë nga qeveria Berisha, por ato nuk u anuluan nga qeveria Rama.

Në vitin 2017 banorët e Valbonës i kërkuan gjykatës që të anulojë vendimin e qeverisë për ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, por kërkesa e tyre nuk u pranua nga Gjykata Administrative, e cila vendosi për ndërtimin e hidrocentraleve. 

Ndërsa në shkurt të këtij viti, Gjykata e Tropojës vendosi të pushojë padinë për ndërtimin e HEC-eve në lumin Valbonë, vendim ky që u cilësua nga banorët dhe shoqata e tyre “Toka” si i padrejtë dhe në kundërshrim me ligjin.

Dokumenta bashkëngjitur:

https://docs.google.com/gview?url=https://www.cdnimpuls.com/oranews.tv/media3/6105ba2852adc.doc&embedded=true
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ndoshta e priste FBI në aeroport”- Berisha për mungesën e Ramës në OKB: I anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për në SHBA

“Ndoshta e priste FBI në aeroport”- Berisha për mungesën e Ramës në OKB: I anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për në SHBA

3 October, 2025
“Burri yt ishte vrasës me pagesë”- Plaurent Dervishaj ‘përplaset’ me gruan e ‘Manecit’: Ka dhunuar dy gazetarë

“Burri yt ishte vrasës me pagesë”- Plaurent Dervishaj ‘përplaset’ me gruan e ‘Manecit’: Ka dhunuar dy gazetarë

3 October, 2025
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut pa viza drejt SHBA

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut pa viza drejt SHBA

3 October, 2025
Do ta ndryshoj monarkinë kur të jem mbret, thotë Princi William

Do ta ndryshoj monarkinë kur të jem mbret, thotë Princi William

3 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result