Gjykata e Lartë ka njoftuar se është ngritur lëndë dhe do të vazhdojë me kërkesën e parashtruar për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë për rastin “Parcelat në Vodno” të ish-kryeministrit të dënuar Nikolla Gruevski.
“Më 10 korrik 2023, në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë është dorëzuar Kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë nga i dënuari Nikolla Gruevski përmes avokatit të tij Dimitar Dangov, për lëndën e njohur si ‘parcelat në Vodno’. Pas kërkesës së parashtruar është themeluar lënda KVP-KOK2-16/23 dhe i është caktuar gjyqtarit raportues për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.
Gruevski u dënua me shtatë vjet burg në shkallë të parë për “Parcelat në Vodno””, ndërsa këtë vit Apeli e ndryshoi aktgjykimin dhe ia rriti dënimin në nëntë vjet burg, raporton AIM.
Në vitin 2018, pas shpalljes së dënimit me burg për rastin “Tanku”, Nikolla Gruevski u arratis në Hungari, ku mori azil. Autoritetet maqedonase kanë lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për të.