Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Berishës për masën e sigurisë, në axhendë edhe kërkesa e SPAK për kthimin në burg të Jamarbër Malltezit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot në dhomë këshillimi rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili kundërshton masën e parë detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Berisha nuk e zbatoi këtë masë pasi e konsideroi anti-kushtetuese për shkak se SPAK nuk mori autorizim në Kuvend.

Po sot Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e SPAK që kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit.

Berisha dhe Malltezi janë të dy në arrest shtëpie.

Share This Article