Gjykata e Parisit shpall fajtore Le Pen: Ka shpërdoruar fondet e BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Parisit ka shpallur fajtorë Marine Le Pen dhe tetë deputetë të Tubimit Kombëtar për pervetësim të fondeve të Bashkimit Europian.

Sipas asaj që Gjykata thotë Le Pen ka përvetësuar mbi 3 milionë Euro nga fondet e BE që i janë dhënë në ndihmë për partinë e saj Tubimi Kombëtar. Le Pen mund të dënohet me burg, ose do t’i jepet një dënim i madh financiar.

Dënimi i gjykatës, i cili do të shpallet menjëherë, mund të bëjë që Le Pen të shpallet e papërshtatshme për të kandiduar për postin presidencial në zgjedhjet e 2027.

Ajo ka akuzuar prokurorët se kërkojnë “vdekjen e saj politike”.

Share This Article