Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë vendimin për ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi.
Gëllçi është dënuar nga GJKKO me 2 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar shkon në 1 vit e 4 muaj. Po ashtu, ai nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vitet e ardhshme. Menjëherë pas vendimit, avokati i tij tha se do ta apelojnë vendimin.
Për tre të bashkëpandehurit e tjerë, të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci, gjykata vendosi dënimin me nga një vit burg.
Thoma Gëllçi dhe 3 bashkëpunëtorët e tij u arrestuan në tetor të vitit të kaluar për korrupsion në tendera.