Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK: Dënohet me burgim të përjetshëm Aurel Hoxhallari, porositi vrasjen e Dejvi Kasmit!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aurel (Altin) Hoxhallari është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë. Togat e zeza kanë pranuar kërkesën e SPAK dhe kanë dhënë sot dënimin e të akuzuarit si porositës me burgim të përjetshëm, për vrasjen e Dejvi Kasmit.

Në janar të vitit 2023, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të shtetasit Aurel (Altin) Hoxhallari, i akuzuar për një sërë veprash penale, me në total 70 vite burg dhe një burgim të përjetshëm.

Në fund, prokurori ka kërkuar që dënimet të bashkoheshin në një të vetëm dhe ai të ishte burgu përjetë. Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata e Posaçme. Ai akuzohet se është porositës i vrasjes së Dejvi Kasmit, ndërsa në burg bashkë me të është dhe komando grek që kreu vrasjen, Ethymiou Ethymiou.

Të dy kanë mohuar përfshirjen, por nga hetimet u zbulua vrasja dhe një sërë veprash të tjera penale.

Dejvi Kasmi u ekzekutua në një atentat mafioz në Tiranë, mbrëmjen e 29 janarit 2018, nga një ekzekutor me pagesë. Ish-komandoja grek Ethimios Efthimiou u zbulua dhe u arrestua nga autoritetet shqiptare, të cilat e kanë dënuar edhe atë me burgim të përjetshëm.

Vuajtja e dënimit të bëhet në një burg të sigurisë së lartë dhe të fillojë nga dita e ndalimit të tij.

Share This Article