Gjykata e Tiranës merr vendimin! Heq pezullimin nga detyra të kreut të IMT-së Tiranë, Rigers Sheqeri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra të kreut të IMT-së Tiranë, Rigers Sheqeri dhe juristit Erlion Papa duke u caktuar masat detyrim paraqitje për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Vendimi është marrë këtë të enjte gjatë vlerësimit të masave. Ndërkohë togat e zeza hoqën masën e ndalimit të daljes jashtë vendit për biznesmenin Pandeli Carapuli duke lënë në fuqi masën e detyrimit për tu paraqitur teksa akuzohet për ndërtim të paligjshëm.

Hetimet për këtë çështje nisën pas kallëzimit të Admir Agos administrator i shoqërisë “AL OIL 2019”sh.p.k i cili pretendon se në pronën e kësaj shoqërie, janë kryer punime të paligjshme që kanë shkaktuar dëme. Nga verifikimet rezultoi se kompania ndërtuese nuk ishte e pajisur me leje ndërtimi për objektin në Njësinë Administrative Farkë.

Prokuroria e Tiranës pretendon se, megjithëse inspektorët e IMT-së konstatuan shkeljen dhe mbajtën procesverbal, kryeinspektori, i mbështetur edhe në relacionin e juristit, vendosi mbylljen e procedurës në kundërshtim me ligjin, pa vendosur asnjë masë administrative.

Share This Article