Një gjykatës federal në SHBA ka urdhëruar tërheqjen e anëtarëve të Gardës Kombëtare nga kryeqyteti, Uashingtoni. Gjyqtarja Gia Cobb e shoqëroi vendimin e saj me një pezullim 21-ditor, deri më 11 dhjetor, për t’i lejuar qeverisë federale të apelonte.
Që nga qershori, presidenti amerikan ka dërguar Gardën Kombëtare në Los Angeles, Washington dhe Memphis, duke argumentuar se masa ishte e nevojshme për të luftuar krimin dhe për të mbështetur policinë e emigracionit, ICE.
Pas vendosjes së Gardës Kombëtare në kryeqytetin federal në gusht, bashkia iu drejtua gjykatës, duke akuzuar degën ekzekutive për tejkalim të autoritetit të saj. Rreth 2,175 trupa të Gardës Kombëtare janë aktualisht të vendosura në Uashington D.C., nga të cilat 1,245 janë dërguar nga shtete të tjera, sipas statistikave më të fundit ushtarake.
Gjykata në thelb e justifikoi qeverinë e qytetit, duke vendosur se qeveria veproi në një mënyrë që binte ndesh me ligjin duke dërguar Gardën Kombëtare në Uashington për misione parandaluese të krimit pa kërkesën e autoriteteve politike të qytetit.




