ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Princi Edward feston sot ditëlindjen e tij të 90-të 10 minutes ago
Donald Trump ka deportuar gati 500,000 ‘imigrantë të paligjshëm’ deri më tani këtë vit 22 minutes ago
Kina kërcënon me tmerr Luftën e Tretë Botërore me sulm bërthamor brenda 20 minutash – ‘Kjo është luftë’ 31 minutes ago
Fillon ‘lufta në Karaibe’: Kombi latino-amerikan paralajmëron Trumpin për përgjigje të armatosur ndaj anijes së bombarduar 43 minutes ago
Titujt e Gazetave ne UK 50 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin e plotë, 12 ditë kohë afat deputetëve për konstituimin e Kuvendit

albnews by albnews
9 October, 2025
in Kosova
0
Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin e plotë, 12 ditë kohë afat deputetëve për konstituimin e Kuvendit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur aktgjykimin e plotë për procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se ky proces ka ngecur për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb. Sipas aktgjykimit, Gjykata ka urdhëruar deputetët që brenda 12 ditëve të kryejnë konstituimin e Kuvendit.

Në vendim, Gjykata Kushtetuese ka theksuar se deputetët duhet të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues gjatë procesit të zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, në pajtim me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

RelatedPosts

Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

Presidentja Osmani dekoron Infantinon me medalje nderi

Kurti: Sapo të fillojë punën Kuvendi, do ta zgjedhim qeverinë e re

Gjykata ka rikujtuar se nga “dispozitat kushtetuese dhe praktika gjyqësore nuk ka ndonjë obligim për deputetët që të votojnë për nënkryetarët në një paketë, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse ka dakordim mes grupeve parlamentare”.

“Bazuar në praktikën parlamentare për zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë që nga viti 2011, nënkryetarët nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, janë votuar dhe zgjedhur në pako. Kësisoj, Gjykata vlerëson që një procedurë e tillë e votimit mbetet në vullnetin e deputetëve dhe grupeve parlamentare me kushtin që të realizohet zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ky vendim ka ardhur pas disa muajve të ngërçit politik që ka bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit, pas ankesave nga Lista Serbe lidhur me procedurën e votimit të nënkryetarëve nga radhët e pakicave.

Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që të zgjidhet problemi dhe Kuvendi të konstituohet brenda afatit të caktuar, për të mundësuar funksionimin e plote të institucioneve të Kosovës.

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result