ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 11 hours ago
“The King” 12 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 12 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 12 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e Berishës

albnews by albnews
21 November, 2024
in Albania
0
Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e Berishës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar kërkesën e SPAK për bllokimin e pasaportës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ish-kryeministri Berisha i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar dy vendimet e SPAK atë të bllokimit të pasaportës dhe masën “detyrim paraqitje”.

RelatedPosts

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për ndalimin e daljes jashtë vendit për ish-kryeministrin nuk ishte i nevojshëm.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata shqyrtoi në fillim kriteret e legjitimimit dhe arriti në përfundimin se kërkuesi i plotësonte ato me përjashtim të pretendimit për cenimin e gjykatës se paanshme bazuar në argumentin se gjyqtarja e shkallës së parë ishte shkarkuar më parë prej kërkuesit në funksionin e tij si President i Republikës dhe njëherazi edhe kryetar i KLD-së në atë kohë. Në lidhje me këtë pretendim, gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike në dipozicion, konkretisht nuk i kishte paraqitur ato formalisht gjatë gjykimit të zakonshëm sipas rregullave proceduriale për këtë qëllim. Kërkesa për përjashtim për këtë gjyqtare ishte kërkuar për një shkak të ndryshëm nga ai i mësipërm.

Sa i takon themelit të çështjes, duke mbajtur në konsideratë shpjegimet e kërkuesit dhe prapësimet e palëve, Gjykata me shumicë votash, vlerësoi ta shqyrtonte çështjen në drejtim të të drejtave kushtetuese për t’u zgjedhur sipas nenit 45 të Kushtetutës dhe lirisë së lëvizjes sipas nenit 38 të Kushtetutës.

Në përgjigje të pretendimit të kërkuesit se, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës, prokuroria duhej të kishte marrë autorizim nga Kuvendi përpara se të kërkonte nga gjykatat caktimin e masave të sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, Gjykata bëri një analizë qëllimore dhe semantike të dispozitës kushtetuese në fjalë. Në kuadër të kësaj analize, Gjykata iu referua edhe materialeve të procesit legjislativ të cilat i paraprinë amendamentit kushtetues të vitit 2012 kur u miratua neni 73/2 me këtë përmbajtje që ka sot, si edhe precedentit në rastin Tahiri dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut.

Gjykata interpretoi shprehjen “heqje e lirisë në çfarëdolloj forme” bazuar edhe në frymën e amendamentit kushtetues të vitit 2012, i cili synonte reduktim sa më të madh të imunitetit procedural të deputetëve, neni 73/2 duhet të interpretohet ngushtësisht si një avantazh i përkohshëm procedural që e gëzojnë deputetët në funksion të mirëfunksionimit të Kuvendit në tërësinë e tij dhe jo si privilegj i deputetëve si individë. Me këtë frymë, Gjykata, me shumicë votash, arriti në përfundimin se mbrojtja e përkohshme procedurale që neni 73/2 iu garanton deputetëve i referohet vetëm lirisë personale dhe jo lirisë së lëvizjes.

Gjykata e shqyrtoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, në këndvështrim të të drejtës për t’u zgjedhur sipas nenit 45 të Kushtetutës. Duke iu referuar llojit të detyrimit që vendos masa dhe shpeshtësisë së zbatimit të tij (një herë në dy javë), gjykata njëzëri arriti në përfundimin se ajo nuk prek funksionet legjislative të Kuvendit dhe nuk e pengon deputetin të ushtrojë të drejtat e tij si deputet. Për rrjedhojë gjykata njëzëri arriti në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit.

Gjykata e shqyrtoi masen e sigurimit “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të lirisë së levizjes të garantuar nga neni 38 të Kushtetutës, e cila është e ndryshme nga liria personale e garantuar nga neni 27 i Kushtetutës dhe për pasojë kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt, ndaj Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për këtë masë nuk ishte i nevojshëm.

Gjykata shqyrtoi pretendimin e kërkuesit në lidhje me paanësinë e gjykatave të posaçme për shkak të parashikimeve të ligjit 95/2016 përkatësisht nenet 48-51, të cilat parashikojnë kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake të gjyqtarëve, familjarëve të tyre nga hetuesit e BKH, e cila sipas kërkuesit varet nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Gjykata me shumicë votash vendosi që pretendimi i kërkuesit është i pabazuar për arsyet e mëposhtëme:

a)autorizimi për regjimin e kontrollit periodik është i parashikuar në Kushtetutë dhe si i tillë nuk mund të bëhet objekt i kontrollit kushtetues;

b)Ligji përmban garanci të mjaftueshme për të siguruar pavarësinë e gjyqtarëve në mënyrën se si realizohet kontrolli pasi rezultatet e kontrollit eventual të kryer nga BKH janë objekt vlerësimi nga gjykata ne rastet e procedimit penal dhe nga KLGJ në rastet disiplinore;

c)Ligji përmban një tërësi garancish të cilat sigurojnë pavarësin e tyre në ushtrim të funksionit për shkak të statusit të posaçëm të këtyre gjyqtarëve çka përfshin emërimin, pagën, karrieren, trajtimin e posaçëm dhe mënyrën e shkarkimit.

Gjykata shqyrtoi edhe pretendimet e kërkuesit për procesin e rregullt në drejtim të mbrojtjes efektive, dhe me shumicë votash vlerësoi se ai është i pabazuar pasi siç kanë arsyetuar gjykatat e zakonshme kërkuesit i është dhënë mundësia e mbrojtjes në përputhje me garancitë proceduriale të parashikuara nga ligji.

Më tej, Gjykata shqyrtoi secilën masë sigurimi në këndvështrim të parimit të proporcionalitetit të lidhur me standardin e arsyetimit. Gjykata me shumicë votash, vlerësoi duke iu referuar arsyetimit të gjykatave të zakonshme se masa e dhënë ndaj kërkuesit  “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” është propocionale në drejtim të domosdoshmërisë, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.

Ne lidhje me masen tjeter, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës duke shfuqizuar vendimet gjyqesore objekt te shqyrtimit kushtetues, vetem për pjesën qe kane caktuar masën “ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj kerkuesit Sali Berisha per shkak të cenimit të parimit të proporcionalitetit, në aspektin e domosdoshmërisë se kesaj mase, ne kushtet kur qellimet e saj permbushen nga masa tjeter e dhene ndaj kerkuesit  “detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result