Gjykata Kushtetuese vendos: Nuk ka zgjedhje në Tiranë, Erion Veliaj kryetar i Bashkisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Kushtetuese ka vendosur se nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë, duke rrëzuar kështu dekretin e Presidentit Begaj.

Kushtetuesja ka vendosur se Veliaj do të vijojë të mbetet kryebashkiak i Tiranës, pavarësisht se prej disa muajsh ai ndodhet në qeli. Anëtarët në Kushtetuese votuan 5 pro dhe 3 kundër kërkesës së Veliajt.

Kujtojmë se Veliaj u shkarkua pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi me votë që t’i propozojë Këshillit të Ministrave shkarkimin e tij. Më pas Këshilli i Ministrave vendosi pro shkarkimit të Veliaj.

Kjo bëri që Presidenti Bajram Begaj të dekretonte datën 9 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë, datë në të cilën do të mbahen zgjedhje edhe në 5 bashki të tjera ku do të ketë garë.

Por vendimi i Gjykatës Kushtetuese e rrëzoi dekretin e Presidentit për zgjedhjet dhe la Veliaj si kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Share This Article