Gjykata mbështet vendimin për anulim të edicionit në Holandë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendimi i Federatës së Futbollit të Holandës për të përfunduar edicionin pa promovim dhe largim nga liga, është mbështetur nga një gjykatës të enjten.

KNVB muajin e kaluar anuloi edicionin pasi kryeministri i Holandës vendosi të ndalojë të gjitha ngjarjet sportive deri në shtator për shkak të koronavirusit.

Cambuuri dhe De Graafschap nuk mundën të promovohen në Eredivisie dhe hapën rast gjyqësor kundër vendimit. Por rastin e kanë humbur të enjten.

Në një deklaratë të federatës holandeze thuhet: “Gjykatësi vendosi të enjten se vendimi i KNVB për të përfunduar stinorin 2019\2020 të futbollit pa promovim dhe largim, është valid. Vendimi u mor pas hapjes së rastit të Cambuurit dhe De Graafschapit kundër KNVB-së. Në kundërshtim me atë që është vendosur më herët, të dy klubet kanë dashur të promovohen në Eredivisie”.

Share This Article