Kremlini e ka cilësuar si të papranueshëm mandatin e arrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve, që e akuzon liderin rus për krime lufte.
“Ne e konsiderojmë skandaloze dhe të papranueshme vetë shtrimin e pyetjes. Rusia, si një numër shtetesh, nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate dhe, rrjedhimisht, çdo vendim i këtij lloji është i pavlefshëm për Federatën Ruse nga pikëpamja e ligjit”, shkroi të premten në Twitter zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi ICC-në për vendimin e saj “historik”, duke thënë në fjalimin e tij të mbrëmjes të premten se hetimet e bëra nga Ukraina kanë dalë në të njëjtin përfundim se Kremlini ka pasur përfshirje të drejtpërdrejtë në dëbimin e detyruar të fëmijëve në Rusi.
Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka firmosur sot një mandat arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova-n.
Mandati i arrestit për liderin rus dhe zyrtaren Lvova-Belova është firmosur pasi dyshohet se janë përgjegjës për skemën e deportimit të fëmijëve ukrainas në Rusi.