Plani i qeverisë britanike për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë, është i paligjshëm. Kështu vendosi gjykata e apelit në Londër, në atë që shihet një disfatë e madhe për kryeministrin Rishi Sunak, i cili është zotuar të ndalojë varkat me emirgantë në kanalin e La Manshit.
Sipas një ujdie të arritur vitin e kaluar qeveria britanike planifikonte dërgimin e dhjetëra mijëra azilkërkuesve që mbërrinin në vend, mes të cilëve shqiptarë, mbi 6400 km larg, në shtetin e Afrikës lindore. Por gjykatësit vendosën se Ruanda nuk është një vend i sigurt.
“Mangësitë në sistemin e azilit në Ruanda na bëjnë të besojmë se ka një rrezik real që personat të cilët dërgohen atje, do të rikthehen në vendet e origjinës ku mund të përballen me përndjekje apo trajtime çnjerëzore. Në këtë kuptim Ruanda nuk është një vend i tretë i sigurt.”
Ian Burnett, gjykatës
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ruandës zyrtare, e cila ka kundërshtuar duke thënë se është një nga vendet më të sigurta në botë.
“Ne e kundërshtojmë vendimin që Ruanda nuk është një vend i sigurt për azilkërkuesit dhe refugjatët. Ruanda është një nga vendet më të sigurta në botë dhe ne jemi njohur nga UNHCR dhe institucione të tjera ndërkombëtare për trajtimin tonë shembullor të refugjatëve. Ne japim një kontribut të rëndësishëm në trajtimin e ndikimeve të krizës globale të migracionit. Ruandezët e dinë se çfarë do të thotë të detyrohesh të ikësh nga shtëpia dhe të bësh një jetë të re në një vend të ri. Si shoqëri dhe si qeveri, ne kemi ndërtuar një mjedis të sigurt, dinjitoz, në të cilin migrantët dhe refugjatët kanë të drejta dhe mundësi të barabarta si ruandasit.”
Zëdhënësja e qeverisë së Ruandës, Yolande Makolo
Fluturimi i parë depërtues për në Ruanda u bllokua vitin e kaluar në një vendim të minutës së fundit nga gjykata evropianë për të drejtat e njeriut, e cila përmes një urdhërese ndaloi çdo depërtim deri në mbylljen e veprimeve ligjore në Britaninë e Madhe.
Në dhjetor, Gjykata e Lartë vendosi se politika ishte e ligjshme për azilkërkues nga disa vende, se bashku me organizata të drejtave të njeriut apeluan kundër vendimi. Politika e re e migracionit do të t’i kushtonte shumë Britanisë së Madhe.
Përveç 140 mln paundëve që do t’i jepte Ruandës, analistët në Britani vlerësonin se kostoja për një person të vetëm qe do të kërkonte azilin nga shteti afrikan do të ishte gati 170 mijë paund.