Gjykata Supreme e la jashtë listës së zgjedhjeve, reagon Albin Kurti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosja, Albin Kurti, ka thënë se vendimin e Gjykatës Supreme, i dhënë ditën e sotme, për mospërfshirjen e tij në listën e kandidatëve për deputetë nuk e kanë pranuar akoma.

Në një tubim me qytetarët në Prizren, Kurti është shprehur se pasi ta analizojnë vendimin do të shohin se cilët do të jenë hapat e tjerë që do t’i ndërmarrin, transmeton Klan Kosova.

“Unë nuk e kam parë atë vendim, kur vjen në zyrën e LVV-së e trajtojmë dhe e analizojmë. Ne do të shohin se çfarë hapa duhet t’i ndërmarrim më tutje, dhe ku do të mund të ankohemi nëse është kështu siç është duke u paralajmëruar”.

Ndërkaq nga Prizreni ai u ka kërkuar qytetarëve që të dalin të gjithë të votojnë në këto zgjedhje.

Në këto zgjedhje duhet të dilni të gjithë të votoni. Na duhen 61 deputet e sipër. Të votoni të gjithë sikurse diaspora të cilët janë regjistruar të gjithë për të votuar. Të dielën e 14 shkurtit le ta bëjmë festë të fitores së LVV-së”, ka thënë Kurti për TV BESA

Share This Article