Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon padinë për kthimin e rezultatit në 4 shtete

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara në mënyrë unanime e ka rrëzuar një padi të dorëzuar nga autoritetet e Teksasit, me të cilën synohej zhbërja e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Kjo është disfata më e rëndë deri më tani ndaj sulmit të Trumpit kundër demokracisë.

Përmes një urdhi të shkurtër me një faqe, të gjithë nëntë gjykatësit e gjykatës më të lartë amerikane e kundërshtuan kërkesën për rrëzimin e procesit të numërimit të votave në katër shtete ku Trumpi ka humbur – Michigan, Georgia, Pennsylvania dhe Wisconsin.

Ky vendim ngul një gozhdë tjetër në arkivolin e përpjekjes së dëshpëruar të Trumpit për ta ndryshuar vullnetin e popullit dhe për t’ia mohuar pushtetin Presidentit të zgjedhur, Joe Bide, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Padia e paraqitur nga Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton, bënte thirrje që të hetohet rezultati në katër shtete të rëndësishme, duke kërkuar nga Gjykata Supreme që të zgjatet afati për certifikimin e zgjedhjeve në mënyrë që të zhvillohen hetime rreth dyshimeve për parregullsi gjatë procesit.

Kjo padi ishte përkrahur nga vetë Presidenti në largim, Donald Trump, 17 shtete tjera dhe 126 republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Trumpi për një kohë të gjatë ka shpresuar se pretendimi për parregullsi në zgjedhje do ta çonte çështjen në Gjykatën Supreme, ku ai ka emëruar tre gjykatës gjatë mandatit të vet, duke siguruar shumicë të konservatorëve në organin më të lartë të sistemit të drejtësisë.

Share This Article