Gjykata Supreme në SHBA vë në zbatim kodin e sjelljes për anëtarët e saj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata supreme e shteteve të bashkuara ka publikuar kodin e sjelljes për nëntë anëtarët e saj, e para herë kjo që  gjykata më e lartë e vendit vendos rregulla etike në historinë e saj.  

Kodi i sjelljes, një document me nëntë faqe, vjen pasi organi më i fuqishëm ligjor në Amerikë është nën shqyrtim pas lajmeve të publikuara së fundi se disa nga anëtarët e tij kanë marrë dhurata në disa raste.  

E ndërsa gjyqtarët federal të gjykatave të shkallëve më të ulëta iu është dashur të zbatojnë një kod etik që në 1973-in, kjo është hera e parë që gjykata më e lartë e vendit pëcakton rregullat e saj të sjelljes.   

Në një paragraph në fillim të dokumentit, gjyqtarët u shprehën se prej kohësh kanë zbatuar rregullat e pashkruar të etikës përfshi edhe kodin e gjykatave të shkallëve më ë ulëta, por mungesa e rregullave të shkruara ka cuar në një keqkuptim se gjyqtarët e  shihnin veten si të pakufizar nga ndonjë rregull etike.  

Kodi ndërkohë nuk është i detyrueshëm të bazohet, dhe gjyqtarët kanë të drejtë të zgjedhenin  nëse do t’i përmbahen ose jo rregullave dhe parimeve të tij.  

Share This Article