Donald Trump u dënua Gjykata e Nju Jorkut për të paguar 83.3 mln dollarë dëmshpërblim për shkrimtaren Jean Carroll pasi ka bërë komente diskretituese ndaj saj përmes postimeve të publikuara në mediat sociale, konferenca për shtyp, mitingje elektorale dhe në televizion.
Është dëmshpërblimi i dytë që manjati do t’i detyrojë shkrimtaret, pas 5 milionë dollarëve të vendosur në gjyqin civil të majit 2023.
BBC publikoi skicat nga seanca gjyqësore në momentin kur juria dha vendimin.
Zonja Carroll paditi zoti Trump për dëmtim reputacioni, duke e quajtur atë gënjeshtare, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dekada më parë.
Artistja e gjykatës, Jane Rosenberg, kapi momentin kur Carroll përqafoi ekipin e saj pas marrjes së vendimit