Gjykim i shkurtuar për inceneratorët/ Më 18 Maj SPAK do japë pretencën për të akuzuarit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Posaçme në Tiranë pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të nëntë të akuzuarve të SPAK, për inceneratorin e Elbasanit, një çështje në të cilën gjyqtari paraprak nuk ishte shprehur.

Sipas këtij vendimi gjykimi i shkurtuar, nuk do të aplikohet vetëm për Etleva Kondin, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, mbasi më herët e dyshuara nuk e kishte depozituar një kërkesë të tillë.

Të gjithë të tjerët në datën 18 maj, ora nëntë do të dëgjojnë pretencën e SPAK që është episodi i parafundit përpara se mbrojtja të përsërisë edhe njëherë qëndrimin e saj se janë shkelur parimet e gjësë së gjykuar dhe se nuk ka dëm për inceneratorin e Elbasanit.

Përpara se gjykata të shprehej për pranimin e gjykimit të shkurtuar që nuk do të thotë pranim i fajësisë, ish ministri Lefter Koka insistoi  përmes avokatëve bashkim të dosjes së Elbasanit me atë të Fierit. Kërkesa nuk u pranua.

Enë këtë seancë ish-ministri dhe ish-sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako nuk ishin të pranishëm, por kishin firmosur një deklaratë nga burgu ku mbahen prej muajsh që të përfaqësohen nga avokatët

Për inceneratorin e Elbasanit , SPAK ka ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës , korrupsionit dhe pastrimit të parave që kundërshtohen edhe nga të pandehurit edhe nga dy subjektet private edhe ato nën akuzë.

Për inceneratorin e Fierit nuk është hapur ende seanca e parë në themel, për shkak të numrit të lartë të të akuzuarve prej 30 personash dhe kompanish , të cilët përmes shpalljeve duhet të vihen në dijeni për nisjen e gjykimit.

Share This Article