Gjyqi i humbur me Becchettin, Basha: Do bëj ligj specifik që faturën ta paguajë vetë Rama

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria humbi gjyqin ndaj Francesco Becchettit duke u detyruar nga Arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim biznesmenit italian.

Dy janë njerëzit që Lulzim Basha akuzon për këtë faturë, janë Edi Rama dhe sekretari i përgjigjëm i tij, Engjëll Agaçi.

Por çfarë do të bëjë Lulzim Basha nëse vjen në pushtet?

Kreu i PD-së në Syri Tv tha se kanë nisur konsultimet me ekspertë vendas dhe të huaj për të miratuar një ligj që kalon përgjegjësinë financiare si individuale.

Sipas Bashës, kjo do të thotë që fatura me ligjin që PD-ja pretendon të miratojë kur të vijë në pushtet, do të paguhet nga Edi Rama dhe jo shqiptarët.

Një nga masat që do të marrim do të jetë përgjegjësi personale, përgjigja me pasuritë personale të atyre që i kanë shkaktuar dëme shtetit. Rasti i Becchettit është fare i qartë.

Përfaqësuesi i Ramës i tha ndrysho linjën editoriale dhe do të lëmë të jetë, sot  Engjëll Agaçi duhet të ishte arrestuar dhe kryeministri duhet të ishte marrë i pandehur.

Do të kalojmë në legjislacion specifik për të cilin kemi nisur konsultimet me juristë të njohur për të bërë atë që njihet si kalimi i përgjegjësisë financiare për dëmet ndaj shtetit si përgjegjësi individuale’ tha kreu i PD-së Lulzim Basha në SYRI TV.

Share This Article