ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kapet 48-vjeçari në Tiranë, shiste kokainë, i gjendet edhe municion luftarak 38 minutes ago
10 vjet pas marrëveshjes bërthamore, rikthehen sanksionet ndaj Iranit – Teherani tërheq ambasadorët nga Britania, Franca dhe Gjermania 41 minutes ago
Polonia mbyll hapësirën ajrore pasi Rusia nis një sulm masiv ndaj Kievit 44 minutes ago
Vjosa Osmani, përkrah Bill Clintonit, rrëfen historinë e Kosovës në New York 46 minutes ago
Inter mposhti Cagliari 2-0 në transfertë. 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gjyqi me Veliaj spostohet në tetor, avokati i Bashës: Kërkojmë shpalljen e tij fajtor për shpifje

albnews by albnews
24 September, 2021
in Albania
0
Gjyqi me Veliaj spostohet në tetor, avokati i Bashës: Kërkojmë shpalljen e tij fajtor për shpifje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjykata ka shtyrë seancën e dytë të procesit mes Lulzim Bashës dhe Erion Veliajt për shkak se ky i fundit nuk u paraqit para togave të zeza. Avokati i kreut të PD-së tha se tashmë Gjykata e posaçme e ka hapur procesin ku do të kërkohet dënimi I kryebashkiakut të Tiranës për shpifje ndaj kreut të opozitës. Seanca e fundit është ndjekur edhe nga një prokurore e SPAK.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk është paraqitur në gjykatë në seancën e dytë në procesin e hapur ndaj tij pas padisë për shpifje nga Lulzim Basha.

RelatedPosts

Kapet 48-vjeçari në Tiranë, shiste kokainë, i gjendet edhe municion luftarak

Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike.

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Avokati i kreut të PD-së, Endrit Sefa, tha se avokatët e Veliajt munguan për arsye shëndetësore dhe familjare ndërsa për procesin kishte marrë dijeni edhe vetë kryebashkiaku i Tiranës.

“I akuzuari kishte marrë dijeni rregullisht në lidhje me procesin gjyqësor. Avokatët kishin bërë kërkesë për shtyrje për pamundësi pasi njëri ishte i sëmurë dhe kishte paraqitur raport mjekësor ndërsa avokati tjetër për arsye familjare nuk ndodhej në Republikën e Shqipërisë. Veliaj kishte marrë dijeni rregullisht, kishte preferuar sot të mos paraqitej në seancë gjyqësore.Kemi kaluar në seancë gjyqësore, ishte e pranishme dhe SPAK me anë të prokurores Manjola Kajana. Seanca nuk u zhvilluar për arsye të mungesës së avokatëve”.

Një seancë më parë, në gjykatë u paraqit edhe kryetari i PD Lulzim Basha, i cili refuzoi pajtimin, ndërsa pas nisjes së procesit gjyqësor, avokati tha se Veliajt do ti kërkohen prova për deklaratat që ka bërë publikisht, në të kundërt, rrezikon të dënohet.

“Kërkojmë shpalljen fajtor për veprën penale të shpifjes të akuzuarit Erion Veliaj pasi ka bërë disa deklarime të cilat nuk qëndrojnë dhe nuk përputhen me asnjë rrethanë të faktit. Është vetë koshient përsa kohë që duhet të vijë në gjykatë dhe të paraqesë provat ku i ka mbështetur këto deklarime.Vepra penale është e qartë. Në momentin që nuk ka prova për të mbështetur këto deklarime do të jetë në vendimmarrjen e gjykatës”.

Avokati tha më tej se i padituri Veliaj nuk ka dhënë asnjë argument për mosparaqitjen e tij në gjykatë.

Gjykata e Posaçme e ka kaluar çështjen në shqyrtim ndërkohë që seanca gjyqësore është ndjekur edhe nga prokurorja e SPAK, Manjola Kajana, e cila mund të fillojë hetimet nëse konstaton shkelje penale.

Seanca e radhës është shtyrë për në datën 11 tetor ndërkohë që Basha ka kërkuar dënimin e Erion Veliajt, duke i cilësuar shpifje deklaratat e tij.

Objekt i çështjes janë deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës në tetor të vitit 2020, ku ka pretenduar se në kohën e tërmetit të vitit 2019 kreu i PD është bërë me 4 vila si dhe ka kryer një ndërtim pa leje në pallatin ku banon në Tiranë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kapet 48-vjeçari në Tiranë, shiste kokainë, i gjendet edhe municion luftarak

Kapet 48-vjeçari në Tiranë, shiste kokainë, i gjendet edhe municion luftarak

28 September, 2025
10 vjet pas marrëveshjes bërthamore, rikthehen sanksionet ndaj Iranit – Teherani tërheq ambasadorët nga Britania, Franca dhe Gjermania

10 vjet pas marrëveshjes bërthamore, rikthehen sanksionet ndaj Iranit – Teherani tërheq ambasadorët nga Britania, Franca dhe Gjermania

28 September, 2025
Polonia mbyll hapësirën ajrore pasi Rusia nis një sulm masiv ndaj Kievit

Polonia mbyll hapësirën ajrore pasi Rusia nis një sulm masiv ndaj Kievit

28 September, 2025
Vjosa Osmani, përkrah Bill Clintonit, rrëfen historinë e Kosovës në New York

Vjosa Osmani, përkrah Bill Clintonit, rrëfen historinë e Kosovës në New York

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result