Connect with us

Albania

Gjyqi për ‘Plumbi i artë’, dëshmia e të penduarit Dumanit: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra

Published

on

Nuredin Dumani ka vijuar edhe këtë të enjte të flasë para togave të zeza dhe para të pandehurve në procesin e dosjes ‘Plumbi i Artë’. 

Me dyert të mbyllura, bashkëpunëtori i drejtësi zbuloi detaje për të tjera episode kriminale, ndërsa i ashpër ka vijuar gjithashtu kundëreagimi  dhe përplasjet me disa prej të pandehurve dhe avokatëve të tyre mbrojtës. 

Dumani është shprehur se me Festim dhe Petrit Qolin, nën akuzë për vrasje si grup i strukturuar kriminal, është bërë mik pasi ata paguan avokatin dhe kanë ndërhyrë në sistemin e drejtësisë për ta nxjerrë nga burgu, me një raport mjekësor si i sëmurë.

Po ashtu ai ka konfirmuar se vendtakimi me ta ishte shpesh lokali i Qolëve, ku thotë se vinin politikanë e ministra, edhe pse s’ka përmendur emra. Petrit Qoli, i cili në seancën e kaluar tha se po e lënë në burg pa të drejtë, duke ja mohuar të takojë dashurinë e jetës, këtë të enjte ai tha se do lutet edhe për prokurorët, pasi i konsideronte si pjesë e familjes.

Advertisement

Ndërsa Gentian Sharra ka kundërshtuar dëshminë e Dumanit, ku ky i fundit e implikoi në një ngjarje kriminale, por që në dëshminë paraprake nuk e ka përmendur këtë episod. Seancat ku ka dhënë dëshminë bashkëpunëtori i drejtësisë  zhvillohen më dyer të mbyllura, pas kërkesës së një prej prokurorëve të çështjes, kërkesë që u miratua nga gjykata, megjithëse u kundërshtua nga avokatët mbrojtës.

Në procesin “Plumbi i artë”, përveç Nuredin Dumanit janë edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të drejtësisë, Skerdi Tase dhe Erjon Alibej. 

Ata kanë pranuar të tregojnë ngjarje kriminale të kryera prej tyre, në bashkëpunim me të akuzuar të tjerë.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital

Published

on

By

Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë

Published

on

By

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.

Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.

Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë

Published

on

By

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Advertisement

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania1 day ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK1 day ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending