i referencës më i mirë- thotë, është ai që pasqyron ndryshimet reale – thotë, dhe rritja e çmimeve siç u zgjodh në 2016”Domethënë në 2016 kur ne zgjodhëm një sistem reference, i cili ishte i bazuar në qëllimin e mirë dhe të madh që gjykatësve t’u jepnim paga më të larta se të tjerët për të mbështetur pavarësinë e shpallur me reformën të tyre dhe në këtë mënyrë, i ngritëm mbi Presidentin e Republikës, mbi deputetët, mbi të gjithë të tjerët për t’ju dhënë një sinjal shumë të fortë të vullnetit, për të pasur, jo vetëm një drejtësi të pavarur, por edhe gjykatës që të ndihen shumë të respektuar dhe shumë të mbështetur, duke marrë paga super, ky thotë “ta bëjmë tani përgjithmonë’’, domethënë Shqipëria të mbetet i vetmi vend përjetësisht, ku gjykatësit marrin pagat më të larta se gjithë të tjerët, pra mbi Presidentin e Republikës. Dhe çfarë kërkojnë konkretisht gjykatësit, është faktikisht rreth 1800 euro rritje, rritje, jo pagë rritje për gjykatësin e Shkallës së Parë; rreth 2000 euro rritje për gjykatësin e Apelit dhe rreth 3000 euro rritje për gjykatësit e SPAK-ut, plus BKH , SPAK etj. Dhe duhet thënë në fakt këtu, që SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde dhe kjo i bën respekt natyrisht. Këtu jemi.

