Gjyshi i bërtet se rrinte shumë në celular, nipi e vret dhe poston videon në WhatsApp

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chieti të Italisë. Një 15-vjeçar ka vrarë me sende të forta gjyshin e tij, pasi ky i fundit e qortoi se kalonte shumë kohë në celular.

Mediat lokale bëjnë me dije se i riu e ka goditur gjyshin 78-vjeçar me fshesën e korentit dhe me shkelma. Madje, adoleshenti edhe e ka regjistruar veten duke dhunuar të moshuarin, për ta publikuar më pas videon në WhatsApp.

Gjyshi ndërroi jetë në spitalin e qytetit Pescara, ndërkohë që nipi, i cili ndiqej nga punonjësit socialë për probleme mendore, është arrestuar.

Share This Article