“Gjysma e Shqipërisë të urren” – Gerti dhe Olta përplasen në Post Big Brother VIP Albania

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Post Big Brother VIP Albania një debat i ashpër ka ndodhur mes Olta Gixharit dhe Gerti Koxhës.

Kjo pasi aktorja e akuzoi se ka ndenjur me Luizin dhe se ka qenë në krah të tij gjatë qëndrimit brenda.

Në një moment modeli u shfaq i nervozuar duke iu drejtuar Gixharit se nuk dëshironte të ishte në anën e tij dhe se kjo është parë edhe jashtë, për mënyrën se si e kanë vlerësuar.

 “Gjysma e Shqipërisë të urren”, i tha Gerti – Oltës derisa ish-banorja filloi të qeshte me të madhe duke thënë: “Nuk është e vërtetë”.

Mes tjerash, në Post BBVA u diskutua edhe marrëdhënia e Luizit e Kiarës, dasma dhe shumë gjëra të tjera që ndodhën mes tyre.

Disa nga ish-konkurrentët u shprehën se besojnë te dashuria e tyre, e kishte dhe prej tyre që e komentuan kurorëzimin si një hap të nxituar.

Olta ndërkaq u shpreh sërish se dyshja nuk kanë kimi dhe se Luizi nuk bën për Kiarën për shkak të mënyrës së jetesës.

Share This Article