ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra! 2 hours ago
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias 2 hours ago
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin 2 hours ago
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz 2 hours ago
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Gjysma e Spanjës përgatitet për lehtësimet e masave, bie numri ditor i viktimave

albnews by albnews
9 May, 2020
in Bota
0
Gjysma e Spanjës përgatitet për lehtësimet e masave, bie numri ditor i viktimave
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qytetet si Madridi, Barcelona dhe Valencia nuk do të shkojnë në fazën tjetër të masave paraprake lehtësuese

Pak më shumë se gjysma e popullsisë së Spanjës po përgatitet për lehtësimin e masave të bllokimit, ndërsa vendi regjistroi 179 vdekje të tjera dhe 604 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) të shtunën, transmeton Anadolu Agency (AA).

RelatedPosts

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Numri i vdekjeve dhe infeksioneve të reja ka shënuar një ulje të vogël nga e premtja, ndërsa një shifër shumë më të ulët se ato kulmore të regjistruara mbi një muaj më parë.

Në total, Spanja, një nga vendet më të goditura nga virusi në botë, aktualisht ka regjistruar afro 26.500 vdekje dhe 223.500 raste. Nga rastet e konfirmuara, më shumë se gjysma, apo 122.265, janë shtruar në spital dhe gati 134.000 janë shëruar.

Spanja ka qenë nën mbyllje të rreptë që nga 14 marsi, por shumë pjesë të vendit tani janë duke u përgatitur për zbutjen e kufizimeve të hënën.

Shumica dërrmuese e qeverive rajonale thanë se janë të gatshme të ndërmarrin hapin tjetër drejt një “normaleje të re”, por qeveria qendrore ka hedhur poshtë disa kërkesa.

Vendet si Madridi, Valencia, Barcelona, ​​Granada dhe Malaga do të mbesin nën masat e bllokimit për të paktën një javë tjetër, njoftoi ministri i Shëndetësisë i Spanjës të premten në mbrëmje.

“Nuk jemi dakord me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ne kemi arsyetuar pse i gjithë rajoni duhet të transferohet në fazën tjetër…Kërkojmë që çështja jonë të rishikohet sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi në Twitter Ximo Puig, presidenti i Rajonit të Valencias.

Në gjysmën tjetër e vendit, e cila ka përmbushur kriteret e nevojshme shëndetësore dhe epidemiologjike për lehtësimin e masave paraprake, do të lejohet hapja e dyqaneve të vogla, tarracave dhe restoranteve në natyrë të hapur të hënën për herë të parë për gati dy muaj. Gjithashtu do të lejohet takimi i grupeve deri në 10 persona.

Këtë fundjavë do të publikohen detaje më të plota rreth heqjes së kufizimeve.  

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të forcojmë përgjegjësinë dhe maturinë. Çdo gabim që bëjmë mund të nënkuptojë shpërthime të reja dhe rrezik të shtuar për shëndetin dhe jetën tonë”, u shpreh në Twitter Adrian Barbon, presidenti i Asturias, një nga rajonet veriore të Spanjës që do të lejohet plotësisht të kalojë në fazën tjetër të hënën.

Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Aktualisht, Evropa dhe SHBA janë rajonet më të goditura.

Pandemia ka marë mbi 275 mijë jetë në gjithë botën dhe ka infektuar më shumë se 4 milionë njerëz, ndërkohë që afër 1.4 milion janë shëruar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

21 December, 2025
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

21 December, 2025
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

21 December, 2025
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result