Gjysma e të rriturve nën 30 vjeç janë tashmë të vaksinuar kundër Covid-19 në Angli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 4.2 milionë njerëz të moshës mes 18 dhe 29 vjeç në Angli janë tashmë të vaksinuar kundër koronavirusit. Lajmin e bën të ditur Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i vendit ndërsa thuhet se rezultatet janë arritur tre javë që nga nisja e programit të vaksinimit për personat mbi 20 vjeç.

Deri në fillim të javës tjetër, autoritetet e shëndetit në Angli presin që të kenë vaksinuar gjysmën e të gjithë të rriturve në këtë grup-moshë, raporton abcnews.

Në Angli, sipas raportimeve, janë hapur me qindra qendra vaksinimi përfshirë ato në stadiume dhe qendra tregtare në përpjekje për të përshpejtuar procesin ndërsa numri i rasteve me Covid-19 vijon të rritet.

Share This Article