Gnabry: Tani duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ylli i Bayernit, Serge Gnabry, ka deklaruar se tani duan që ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Gnabry, që ishte lojtari i ndeshjes në fitoren prej 3 me 0 ndaj Lyonit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ka deklaruar se në fillim të takimit ishin me fat.

“Në minutat e parë patëm paksa vështirësi. Goli im erdhi në momentin e duhur për të na dhënë vetëbesim. Ishim paksa me fat në fillim, Neuer mbrojti shumë mirë dhe ata e goditën shtyllën, por fatmirësisht ne shkuam me 2-0 epërsi në pjesën e parë dhe Lewy e përfundoi punën”, është shprehur Gnabry për Sky. “Tani duam ta fitojmë kompeticionin”.

Në finale Bayerni luan ndaj PSG-së, të dielën në Lisbonë.

Share This Article