Goci: Mos lejohet puna te Teatri ose do ketë përplasje civile

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pedagogu Ervin Goci në fjalën e tij në protestën para pedonales tha se kërkojnë konsensus popullor për tu përgatitur për një protestë madhështore në emër të teatrit dhe republikës.

Goci tha se SPAK duhet të veprojë urgjent dhe të mos lejojë të bëjë centimetrin e punës sepse kjo do të shkaktojë përplasje civile.

Sot në një orë u mblodhëm kaq veta. Imagjinoni në një fushatë të mirëfilltë që do bëjmë. Nesër jemi në Shkodër, do shkojmë me peticionin i cili ka në kokë rindërtimin e teatrit dhe rindërtimin e republikës sonë tek themelet e atij teatri që do ndërtohet siç ka qenë aty ku ka qenë.  Ne nuk kemi në dorë vendimmarrje, por kërkojmë konsensus popullor. Këtë konsensus popullor do ta kërkojmë edhe në qytetet e tjera dhe po  përgatitemi për një tubim madhështor që do jetë ne emër të teatrit dhe republikës. Kjo është filozofia e sheshit, filozofia nuk është të futesh në vrima. Unë i kërkoj sot SPAK që të veprojë urgjent dhe mos lenë të bëjë centimetrin e punës sepse kjo do të shkaktojë përplasje civile”, tha Goci.

Share This Article