Godfrey: Vizita e Grenellit tregon interesimin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, thotë se vizita e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bisedimet Beograd-Prishtinë, Richard Grenell tregon interesimin e presidentin Donald Trump dhe SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Godfrey tha dje se vizita ishte planifikuar për një kohë të gjatë dhe nuk ishte pjesë e fushatës zgjedhore, raporton RTS.

Diplomati amerikan thotë se vendi i tij dëshiron ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor që të bëhet një rajon i qëndrueshëm dhe me përparësi, transmeton Klan Kosova.

“Ne duam që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në paqe me njëri-tjetrin dhe dëshirojmë që të jetë një rajon që do të dominojë ose i qeverisur nga vlera demokratike. Ne jemi të lumtur që e shohim Serbinë të përparojë. Shpresojmë që të jemi në gjendje të bëjmë një moment. Beogradi dhe Prishtina nuk po ndihmojnë dhe gjithçka që mund të bëjmë është të mbështesim atë dialog”, tha ambasadori amerikan në Serbi.

Share This Article