Godina 40-vjeçare që nuk ka as edhe një çarje nga tërmeti, ka befasuar ekspertët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ndërtesë 4-katëshe ka çuditur të gjithë ndërtuesit dhe ekspertët e fushës, pasi edhe pse nuk ka as edhe një kolonë të mirëfilltë, por vetëm katër mure në katin e saj të parë, ajo i ka rezistuar kryelartë tërmeteve shkatërrimtare të 6 shkurtit, që i kanë marrë jetën deri më tani 45 mijë personave në Turqi e Siri.

Bëhet fjalë për ndërtesën në lagjen “Bağlar” të Dijarbakirit, e cila nuk u dëmtua nga tërmeti 6.8 ballë me qendër në Elazığ/Sivrice, madje nuk ka as edhe një të çarë, përveç disa pjesëve të suvasë së saj të jashtme.

Kati i poshtëm i ndërtesës 40-vjeçare, që është në një formë trekëndore dhe më e vogël se tre katet e tjera sipër saj, përdoret për biznese, ndërsa katet lart për banim.

Share This Article