Deputeti britanik i Partisë Konservatore në pushtet, Sir David Amess, është qëlluar disa herë me thikë gjatë një takimi, njoftoi policia.
Sky Neës raportoi se deputeti veteran, i cili e ka përfaqësuar vendbanimin Southend Ëest që nga viti 1983, u sulmua në kishën “Belfairs Methodist”.
Në raportim thuhet se një burrë u fut në takim dhe qëlloi disa herë deputetin. Deputeti është duke marrë trajtim në vendin e sulmit.
Policia e Essex-it kinformi se forcat e rendit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe se do të dalin me deklaratë së shpejti.