Goditet me dron një anije cisternë që transportonte naftë pranë Bosforit, autoritetet turke: Rrezik serioz për sigurinë rajonale!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një cisternë që transportonte 140,000 ton naftë bruto, e ngarkuar në portin rus të Novorossiysk në Detin e Zi, u godit nga një dron detar të enjten pranë Bosforit, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Oncu Keçeli në X.

“Sulmi ndaj Altura është i pashembullt. Asnjëherë më parë nuk është sulmuar një cisternë që transportonte naftë bruto, e lëre më kaq afër bregdetit turk.”, tha ai.

Anija Altura, që lundronte nën flamurin e Sierra Leones, u dëmtua rëndë gjatë sulmit, me një rrjedhje të raportuar në dhomën e motorëve. Sipas autoriteteve, 27 anëtarët e ekuipazhit, të gjithë shtetas turq, nuk u lënduan në shpërthim.

“Sulmi shkel ligjin ndërkombëtar dhe paraqet rreziqe serioze për sigurinë rajonale. Kontaktet po mbahen për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe Turqia rezervon të drejtën për të marrë çdo masë të nevojshme “, deklaroi  Keçeli.

Bombardimet e terminaleve dhe rafinerive të naftës, si dhe sulmet kinetike ndaj anijeve që i përkasin flotës në hije ruse, janë rritur në javët e fundit.

Kontrolli i plotë i eksporteve ruse të hidrokarbureve, burimi kryesor i financimit për pushtimin e Ukrainës, po shtrëngohet me shpejtësi

Share This Article