Goditet me thikë në autobusin e shkollës, humb jetën 15-vjeçarja në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku një 15-vjeçarë ka humbur jetën pasi u godit me thikë në autobusin e shkollës.

Policia britanike ka mbërritur menjëherë në vendngjarje sapo ka marrë informacionin e parë për incidentin e ndodhur në autobusin që transportonte adoleshentët për në shkollë mëngjesin e sotëm Ëellesley Road në Croydon, në jug të Londrës.

Pavarësisht përpjekjeve të oficerëve të policisë dhe Shërbimit të Ambulancës në Londër, fatkeqësisht adoleshentja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka arrestuar një adoleshent pa dhënë detaje se kush është personi i arrestuar dhe çfarë lidhje ka me vajzën.

Mediat britanile raportojnë se ajo është adoleshentja e gjashtëmbëdhjetë e vrarë në kryeqytet këtë vit, 13 prej të cilëve u goditën me thikë. Gjithsej 14 adoleshentë u vranë në Londër në vitin 2022. Një rekord prej 30 adoleshentësh u vranë në vitin 2021.

Share This Article