Goditet me thikë zyrtari i BE-së në Kosovë?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat në Kosovë raportojnë sulm me thikë ndaj një zyrtari të Bashkimit Evropian.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e 4 nëntorit në Gjakovë.

Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49 vjeç, i cili ka marrë dy plagë në gjoks dhe qafë dhe është dërguar në spital për trajtim për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Një nga mediat kosovare shkruan se “i plagosuri është identifikuar si Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49-vjeçar, zyrtar i Zyrës së BE-së, i cili gëzon imunitet diplomatik. Sipas të dhënave fillestare mjekësore, ai ka dy plagë, një në qafë dhe një në gjoks, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

Sheynov nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë dhe deri më tani vendndodhja e ngjarjes, rrethanat dhe autori mbeten të panjohuraNë rast janë përfshirë njësitë hetimore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, rasti është iniciuar si Vrasje në tentativë“.

Share This Article