Goditet shkolla e vajzave në Iran, shkon numri i viktimave në 165 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot

Ka shkuar në 165 numri i viktimave nga sulmet që goditën një shkollë vajzash në qytetin e Minabit në Iran.

Sipas autoriteteve iraniane, shkolla ndodhej rreth 600 metra larg një baze të Gardës Revolucionare Islamike dhe është goditur nga tre sulme me raketa.

Megjithatë theksohet se, numri i viktimave nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur nga organizatat ndërkombëtare të lajmeve, pasi aksesi i mediave të huaja në Iran është i kufizuar.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka deklaruar se ushtria izraelite “nuk është në dijeni” për ndonjë operacion në atë zonë.

Ai shtoi se edhe autoritetet amerikane po punojnë për të verifikuar informacionin mbi incidentin.

Ngjarja ka rritur tensionet në rajon, ndërsa pritet një reagim zyrtar i mëtejshëm nga palët e përfshira.

Share This Article