Goditi Berishën, Gert Shehu kërkon lirinë: Jam djalë i vetëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Apelit Tiranë lë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gerti Shehun, 31-vjeçari që goditi me grusht Sali Berishën.

Shehu ka qenë prezent në sallën e gjyqit, ku ka kërkuar masë më të butë, duke pretenduar se është djalë i vetëm dhe se do të marrë medikamente.

Ish-kryeministri Sali Berisha u godit me grusht nga 31-vjeçari, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Pavarësisht se familjarët e tij paraqitën dhe një dokument të lëshuar nga mjeku Sadik Lala ku Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik të papërcaktuar”, Partia Demokratike u shpreh se 31-vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish-kryeministrin.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama reagoi për ngjarjen e ndodhur dhe kërkoi që të zbardhet akti i sulmit, i cili sipas tij, ishte i pajustifikueshëm.

Share This Article