Goditi me grusht Berishën, ekspertët e vlerësojnë të papërgjegjshëm mendërisht Gerti Shehun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Tiranës kërkon lirim nga qelia për Gerti Shehun, 31-vjeçarin që goditi me grusht ish-kryeministrin, Sali Berisha, gjatë një proteste, por jo lirimin e tij nga izolimi.

Sipas Prokurorisë, Shehu duhet të shtohet në një spital psikiatrik. Kërkesa e prokurorisë ka ardhur pas administrimit në dosjen hetimore të akt-ekspertimit psiko-ligjor, sipas të cilit Shehu është vlerësuar i papërgjegjshëm mendërisht.

Për këtë shkak, pritet që edhe akuza ndaj tij të pushohet. 31-vjeçari Shehu qëndronte në paraburgim prej 6 dhjetorit të vitit të kaluar, ku u la si i dyshuar për “goditje për shkak të detyrës” dhe “plagosje me dashje” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ne protestën e opozitës ditën që në Tiranë u mbajt Samiti i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Share This Article