Goditi me grusht pikturën 20 milion paund, i riu britanik dënohet me burg

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata britanike dënoi me 18 muaj burg një të ri i cili goditi me grushte dhe hoqi nga muripikturën me vlerë 20 milion paund në Galerinë e Arteve Moderne në Londër.

20-vjeçari Shakeel Massey pranoi përpara trupi gjykues akuzat për dëmtimin e pikturës së viti 1944 të titulluar “Busti i një gruaje”.

Një nga ekspertët e galerisë deklaron se për riparimin e pikturës do të duhen 18 muaj kohë dhe një kosto prej 350 mijë paundësh.

Për dëmin e shkaktuar, gjykata e dënoi të riun me 18 muaj burg.

Gjatë dëshmive në seancë u tha se në dhjetorin e vitit të kaluar Massey e goditi disa herë me një kyç pikturënpërpara se ta hiqte më pas nga muri dhe ta hidhte përdhe.

Share This Article