Sot është dita e shumëpritur për të gjithë tifozët milanistë. Dita kur goditja e merkatoc Charles De Ketelaere kryen vizitat mjekësore dhe zyrtarisht është një futbollist i Milanit. Sipas mediave italiane, belgu do të mbërrij në Milano sot për kontrollet mjekësore dhe të martën do të firmos kontratën .
Siç është bërë e ditur dhe më herët, kuqezinjtë do t’i paguajnë 32 milioni euro dhe 3 milionë bonuse dhe një përqindje mbi të ardhurat e një rishitjeje të mundshme në të ardhmen.
Në 4 sezone me Club Brugges, De Ketelaere pasi të kryej testet mjekësore do të firmos kontratën deri në 30 qershor të vitit 2027 dhe pritet të përfitojë një pagë 2,3 milioni euro.
Me shumë gjasa, ai do të mbajë fanellën me numrin 90 të njëjtën që kishte dhe me klubin belg. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, Charles De Ketelaere do të bashkohet me skuadrën në Milanello të martën, kur ekipi të kthehet në Itali.
Testi i parë për futbollsitin belg mund të jetë ndaj Vicencës më 6 gusht.