Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak i është dhënë një goditje e re nga anëtarët e partisë së tij, të cilët kanë arritur në përfundimin se projektligji i tij për Ruandën nuk është i përshtatshëm për qëllimin që ata kanë.
Avokatët në të djathtën konservatore kanë thënë se legjislacioni mund të bëjë që emigrantët e paligjshëm të fillojnë sfida të zgjatura ligjore në një përpjekje për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.
Grupi Evropian i Kërkimeve beson se formulimi aktual i ligjit nuk do të ndihmojë në arritjen e objektivit të dëbimit të atyre që kalojnë Kanalin me varka të vogla
Sir Bill Cash, i cili kryesoi vlerësimin ligjor, tha për The Sunday Telegraph se ai shpreson se raporti do të ndihmojë qeverinë të vendosë nëse projektligji ka nevojë për ndryshime të mëtejshme.
Konservatorët si nga e djathta ashtu edhe nga e majta ishin në pritje të gjetjeve, me deputetët që do të votonin për projektligjin e Ruandës këtë të martë.
Konservatorët më të moderuar po peshojnë nëse mund të mbështesin planet mes shqetësimeve për detyrimin e gjykatave për të gjetur se Ruanda është një vend “i sigurt” për të dërguar azilkërkues.
Mbrëmjen e djeshme (9 Dhjetor), Sunak sulmoi politikën e migracionit të paligjshëm të laburistëve, ndërsa Sir Keir Starmer akuzoi konservatorët se “luftonin si minjtë në thes”.