Në futboll duhet edhe pak fat, por fati me sa duket ka braktisur prej kohësh përfaqësuesen “azzurre”. Si të mos mjaftoi fakti që futbolli italian është në një moment shumë të vështirë, edhe goglat duket sikur janë kundër ekipit të Spallettit. Pasi shijoi “ferrin” në grupin e “Euro2024”, Italia ishte e pafat edhe në shortin e Ligës së Komeve teksa goglat e vendosën në një grup me Francën, Belgjikën dhe Izraelin:
“Grup ferri? Po, por jemi mësuar me këtë lloj shorti, është e drejtë edhe kështu. Në këtë mënyrë e kemi dhe më të qartë se si duhet të jetë sjellja jonë kur do të zbresin në fushë”, u shpreh Spalletti menjëherë pas shortit duke shtuar:
“Franca është rivali më stimulues, janë një përfaqësuese me histori të rëndësishme. I shqetësuar për një qendërsulmues? Këtë javë shkova në Geona dhe gjeta një Retegui perfekt, besoj se e kemi gjetur, por përpara nuk është vetëm qendërsulmuesi, duhen edhe krahët. Pjesa e tyre më e madhe nuk po luajnë, mes atyre që kemi pikasur disa janë edhe të dëmtuar”, u shpreh Spalletti.
Me buzëqeshje e priti shortin edhe Didier Deschamps, trajneri i Francës: “Skuadrat në Grupin A janë të gjitha të forta, janë katër grupe me nivel të lartë. Personalisht jam i lumtur që do të rikthehem në Itali për t’u përballur me “azzurrët”. A është ky një grup ferri? Po, për është për të tjerët”, theksoi ndër të tjera Deschamps.