Gol në Rusi, Mirlind Daku në formë para Kombëtares

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rubin Kazan triumfoi 0-2 ndaj Socchi në kampionatin rus, takim ky i mbajtur në Fisht Olympic Stadium (Sochi). Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku ishte protagonist me gol në minutën e 66-të, duke i siguruar 3 pikët mysafirëve të Rubin Kazan.

25-vjeçari kuqezi është aktivizuar në 14 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një herë pasin e fundit. Mirlind Daku ka luajtur më parë për Kukësin dhe Ballkanin. Nuk mund të lihet pa përmendur eksperienca te Osijek në Kroaci apo Mura në Prva Liga të Sllovenisë.

Futbollisti është ftuar nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, për ndeshjet e nëntorit, përkatësisht ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

https://streamja.com/embed/qry6Q

Share This Article